Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u takua me presidentin e Federatës së Futbollit izraelit, Shino Moshe Zuares.
“Në Milano pata kënaqësinë të takoj presidentin e Federatës së Futbollit të Izraelit, z. Shino Moshe Zuares.
Gjatë bisedës, rikujtuam ndeshjet e përbashkëta të Kombëtares A dhe U21, si dhe momentet e mira nga ato përballje. Moshe shprehu edhe një herë mirënjohjen për pritjen e ngrohtë në Kosovë, duke vlerësuar maksimalisht mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer për ato ndeshje.
Takimet e tilla me miqtë e sportit janë gjithmonë të këndshme dhe të frytshme”, ka shkruar Ademi.
I pari i futbollit kosovar në vazhdimësi takohet me drejtues të federatave të fuqishme të futbollit, derisa një ditë më parë së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka pritën në Tiranë kreun e Federatës së Holandës në futboll, Frank Paauw!