Agim Veliu godet Vjosa Osmanin: Nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera
Nënkryetari i LDK’së e Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka goditur sot kryeparlamentaren Vjosa Osmani përmes një shkrimi në Facebook, një ditë pasi që kryetarja e Kuvendit tha për herë të parë se do të vazhdojë një rrugë të re politike pa Lidhjen Demokratike, raporton Gazeta Express.
Veliu në Facebook ka shkruar se në historinë e parlamentit nuk mbahet mend që kryetari i Kuvendit të jetë person jo partiak.
“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak”, ka thënë Veliu, duke shtuar se nuk mbahet mend as kalimi i kryeparlamentarit në ndonjë parti tjetër.
“Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera”, ka shkruar nënkryetari i LDK’së.
Ky reagim i Veliut vjen një ditë pasi që Osmani tha se do të shikojnë mënyra të bashkëpunimit me kreun e LVV’së, Albin Kurtin.