spot_img

Agon Ramadani i mërzitur, por edhe krenar

spot_img

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall nuk arriti të kualifikohet në Elite Round për Botërorin 2024, pasi në ndeshjen vendimtare barazoi me Holandën 3:3, ndonëse kishte epërsi prej 3:1.

Pas ndeshjes përzgjedhësi Agon Ramadani, për të cilin kjo ishte ndeshja e parë në krye të Dardanëve të futsallit u shpreh i mërzitur për faktin që skuadra e tij nuk mori rezultatin e dëshiruar, por njëherësh krenar për paraqitjen e djelmoshave në këtë takim.

“Është mëkat që ky angazhim i lojtarëve tanë nuk përfundojë me rezultat të fitores. Gjithsesi jam shumë i entuziazmuar dhe i kënaqur me dëshirën dhe vullnetin që treguan lojtarët. E kam thënë edhe paraprakisht se ndryshimet që janë bërë në ekip do të ndikojnë, pasi disa lojtarë kanë mungesë të përvojë në ndeshje të tilla, por sidoqoftë të gjithë kanë dhënë gjithçka nga vetja. Kjo ishte pika e parë e Kosovës në këtë sistem të garave në ‘Main Round’, prandaj dëshiroj që kjo të jetë një vazhdimësi e jona për të arritur rezultate pozitive edhe në kompeticionet e tjera”, ka thënë Ramadani.

Ai ka shprehur keqardhje që angazhimi i madh i lojtarëve nuk rezultoi me fitore. “Më vjen keq që mundi i lojtarëve nuk rezultoi me fitore, por jam shumë i kënaqur me angazhimin e gjithsecilit. Në minutat e fundit ishte ai gabim i ekipit tonë në fazën e mbrojtjes që i dha mundësi Holandës të kthehet në rezultat. Edhe pse kemi punuar shumë në fazën e mbrojtjes, aty u ndëshkuam por kjo erdhi edhe si pasojë e lodhjes. Përgatitja fizike ka munguar paksa tek ekipi ynë dhe për këtë arsye kam bërë edhe rotacione të shpeshta në ekip që lojtarët të jenë sa më të freskët. Por, një ekip si Holanda me kaq vështirësi ta fitojë një pikë, kjo duhet të shërbejë si krenari për të gjithë ata që na kanë ndjekur sonte, por edhe motiv për ne për rezultate më të mira në të ardhmen”, ka theksuar Ramadani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img