Sulmuesi Sergio Aguero është i lumtur me kalimin te FC Barcelona.
Argjentinasi zyrtarisht u bë lojtar i Barcelonës, pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn, duke u larguar si agjent i lirë, përcjellë lajmi.net.
Aguero e sheh transferimin si ëndërr e fëmijërisë e bërë realitet, derisa zbuloi se kur Barcelona e kërkoi, atëherë nuk bisedojë me asnjë skuadër tjetër.
“Jam shumë i lumtur, do bëjë më të mirën për klubin më të mirë, t’i ndihmojë skuadrës të fitojë trofe”.
“Për mua, Barcelona gjithmonë ka qenë skuadra më e mirë në botë dhe Leo është aty”.
“I thashë presidentit Laporta më herët se si djalë kam thënë: ‘Një ditë ata me siguri do më shohin’. Dhe tani jam këtu. Nuk e imagjinoja”.
“Kur Barcelona më kërkoi, nuk hezitova aspak. I thashë agjentit se nuk dua të flet me ndonjë skuadër tjetër, vetëm Barcelonën”.
“Është e mrekullueshme që kanë kontaktuar agjentin tim. Kam qenë i interesuar që kur isha 14-vjeçar”, deklaroi ai.
Aguero nënshkroi kontratë dyvjeçare, derisa klauzola e lirimit është 100 milionë euro