Ahmeti tregon tri kategoritë që do duhej të vaksinoheshin të parët me vaksinën kundër Covid-19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që krahas porosisë së vaksionës kundër Covid-19, ta bëjë gati edhe planin për distribuimin e saj.

Ai thotë se distribuimi i vaksinës është sfida e cila kërkon planifikim të mirë nga ana e institucioneve, sepse transporti dhe ruajtja e saj duhet të jetë -60 gradë.

“Të gjitha shtetet janë duke punuar në përgatitjet logjistike për vakcinë. Porosia e dozave është vec njëra pjesë. Transporti në -60 gradë dhe logjistika e distribuimit të vakcinave janë sfida që kërkojnë planifikim. Sipas të gjitha gjasave Gjërmania fillon em 15 dhjetor e Britania e madhe ndoshta edhe më herët. Sipas parashikimeve, në ShBA do të duhen rreth 6-8 muaj që vakcinën ta marrin mjaftueshëm njerëz”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Kreu i kryeqytetit ka thënë se janë tri kategori të cilët do duhej ta merrnin vaksinën të parët.

“Qeveria e Kosovës duhet që krahas porosisë menjëherë ta bëj gati edhe planin e distribuimit. Duhet të kërkojë nga komunat që të dorëzojnë plane operative. Meqenëse nuk do të mund të vakcinohen të gjithë në të njejtën kohë duhet të caktojmë procedurat e Përdorimit të Drejtë me prioritete. Është kyçe që së paku të sigurohet sasi minimale ku me prioritet do të vakcinoheshin 1. Punëtorët shëndetësor 2. Të moshuarit dhe 3. Personat me sëmundje kronike”, ka shkruar ai.

Ahmeti shtoi se e dinë që mund t’iu duket herët të diskutojnë tani, por mos diskutimi tani u shkakton humbje të dy muajve në fund.

- Reklamë nga Gjirafa -

Artikuj të ngjashëm

MOTISOT
Minutë pas minute

Republic of Kosovo
scattered clouds
9.1 ° C
9.4 °
8.9 °
70 %
7.2kmh
40 %
Fri
8 °
Sat
11 °
Sun
11 °
Mon
8 °
Tue
9 °

LAJMET E FUNDIT

Kryeministri Hoti tregon se sa para do t’i fitojnë Gastronomet nga pako ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomeve. Kryeministri u ka bërë me dije gastronomëve ndihmat për bizneset pas votimit...