Mbajtja e zgjedhjeve në Kosovës tashmë është e pashmangshme, pas trzirave të veriut dhe sanksioneve të para të SHBA-së me përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ndërkombëtare ushtarake “Defender Europe 23”.
Kështu ka deklaruar në Politiko, komentatori politik Arben Ahmeti.
Ai theksoi se pas një “auto-goli” që qeveria e Kosovës pësoi me veprimet e fundit në katër komunat e veriut, opozita parlamentare duhet t’i bashkohet AAK-së në iniciativën për mocion të mosbesimit ndaj qeverisë, duke e rrëzuar atë.
“Pati nevojë që dikush nga opozita të dal kështu. Përtej kalkulimeve me sondazhe edhe nga frika e një rezultati, kur një qeveri pëson një auto-gol si kjo, opozita duhet ta dërgoj në mocion mosbesimi. S’ka zgjidhje tjetër. Shpresoj që edhe dy partitë tjera opozitare t’i bashkohen kësaj iniciative. Zgjedhjet tashmë janë të pashmangshme. Çdo tërheqje, pas sanksioneve është e vonshme. Kosova sot u bë subjekt i lajmit që SHBA-ja i vë sanksione. Dëmi është i pariparuieshëm.”, deklaroi Ahmeti tutje.
Gjatë ditës së sotme, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti.
Ai tha se rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti nga pushteti, është zgjidhja e situatës së krijuar në veri të vendit.