Trajneri i skuadrës së Mallorcas, Javier Aguirre ka lavdëruar skuadrën e Real Madridit për paraqitjet e saja këtë sezon, deri sa ka thënë që ajo çfarë po bëjnë ‘Madrilenët’ është duke u studiuar tashmë në shkollat në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Metro.
Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre ka treguar se është shumë e vështirë të luash në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Real Madridit, ndërsa ka shtuar se duhet të shfrytëzohen shanset kundër tyre sepse nuk ka rrugë tjetër.
”Real Madridi në fushën e tyre në shtëpi dhe me tifozët e tyre dhe me 13 trofe të Ligës së Kampionëve në mëngë, është pothuajse e pamundur t’i mposhtni ata. Ajo që bën Real Madridi është duke u studiuar tashmë në shkollat në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, ju duhet të shfrytëzoni shanset kundër tyre sepse nuk ka rrugë tjetër,” tha ai.
Aguirre gjithashtu shprehi mbrojtje të fortë ndaj trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone dhe deklaroi besimin e tij se trajneri argjentinas meriton më shumë respekt, pak ditë pas fitores 1-0 të Mallorcas kundër ‘Los Colchoneros’.
”Unë mendoj se nuk i japim mjaftueshëm respekt një trajneri të madh, njerëzit nuk mund të jenë kaq të ashpër kur Simeone është një njeri i ndershëm dhe i ka fituar të gjitha. Nuk është e drejtë dhe unë e mbështes plotësisht atë,” shtoi 63-vjeçari.
Aguirre u emërua trajner i Mallorcas më 24 mars të këtij viti dhe objektivi kryesor i tij është të arrij të siguroj mbijetesën e skuadrës ku bën pjesë edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, momentalisht ata janë në vend të 17’të me 29 pikë.