Gjakova është kualifikuar në finale të kësaj gare prestigjioze.
Garuesi nga Peja ia doli ta mposht në gjysmëfinale kazakun Daniyar Shamshayev për ta prekur finalen e madhe në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Gjakova kështu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes së artë në Abu Dhabi.
Ndërkohë, garuesja kosovare, Loriana Kuka u eliminua në rrethin e dytë të këtij Grand Slami sot, në kategorinë deri në 70 kilogramë.