spot_img

Aksident fatal në Drenas: Një person humb jetën pas rrokullisjes së veturës

spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë të Drenasit, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve nga Policia dhe burimeve mjekësore, rreth orës 02:00 të mëngjesit të së mërkurës, një veturë e tipit Toyota Corolla ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës.

Shoferi, i identifikuar si Arian Bogaj, 49 vjeç, është transportuar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij rreth orës 03:10.

Njësitë policore, hetuesit dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik.

NGJARJE TË TJERA

spot_img