spot_img

Aksident i rëndë në kryeqytet, vdes në vend 24 vjeçari

spot_img

Një 24 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Paraprakisht, bëhet me dije se mjeti me të cilin udhëtonte pasagjeri 24 vjeçar me inicialet G.M dhe 26 vjeçari me incialet K.M ka dalë nga rruga në Zallbastar, në vendin e quajtur “Rrapi”, dhe është përmbysur. Për pasojë pasagjeri 24 vjeçar ka ndërruar jetë, kurse drejtuesi i mjetit ndodhet në spital.

Policia dhe grupi i hetimit kanë shkuar mënjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img