Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në dalje të Fushë-Kosovës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin për GazetaBlic e a konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, diku në Bresje, Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Njësia policore e autostradës ka dalë dhe është marrë me aksidentin”, ka thënë ai.Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 34 aksidente, 14 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar.