spot_img

Aksidenti tragjik në Shirokë të Suharekës: Një grua 64-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda

spot_img

E diela ishte ditë tragjike për familjet Aliti e Gashi nga Prizreni. Dy të rinjtë Besnik Aliti dhe Petrit Gashi u aksidentuan me një veturë në Shirokë të Suharekës dhe fatkeqësisht humbën jetën. Një person tashmë është ndaluar, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se një grua 64-vjeçare e cila ndodhej në veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore (frakturë të brinjëve) dhe po trajtohet në spital.

Ndërsa e lënduara tjetër është po ashtu grua, e moshës 68-vjeçare e cila ka pësuar lëndime të lehta.

Shoferja e dyshuar e veturës që u përplas me motorin ku ndodheshin dy viktimat, është ndaluar për 48 orë.
Ndryshe, për korrektësi, gjatë ditës së djeshme është përvjedhur një gabim sa i përket moshave të viktimave, pasi Policia e ka konfirmuar rastin.

Siç ka mësuar Sinjali, i ndjeri Besnik Aliti ishte 24-vjeçar (i lindur në muajin nëntor të vitit 1999), ndërsa viktima tjetër, Petriti, ishte 19-vjeçar (i lindur në muajin gusht të vitit 2004).

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img