spot_imgspot_img

Aksidentohet gazetari Kemajl Goca brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

spot_img

Gazetari Kemajl Goca është aksidentuar mbrëmjen e sotme brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, rreth orës 17:35. Ai është goditur nga një veturë teksa po kalonte në vijat e bardha, duke u hedhur rreth 1.5 deri në 2 metra larg.

Sipas rrëfimit të tij, dy vetura kishin ndalur dhe i kishin dhënë përparësi, ndërsa një veturë e tretë u fut papritur dhe e goditi, pavarësisht se ai po lëvizte me kujdes dhe po e përcillte situatën në trafik.

“Falë Zotit jam mirë. U ngrita menjëherë në këmbë pas goditjes”, ka deklaruar Goca. Edhe shoferi, sipas tij, ishte i habitur që ai u çua kaq shpejt dhe kërkoi falje, duke u arsyetuar se ishte shumë me nxitim.

Gazetari ka ngritur shqetësimin për sigurinë brenda Stacionit të Autobusëve, duke kërkuar nga Policia e Prishtinës masa më të ashpra. Ai thekson se prej kohësh veturat hyjnë me shpejtësi të pakontrolluar dhe nuk respektohen këmbësorët në vijat e bardha, edhe pse bëhet fjalë për hapësirë të brendshme të stacionit.

“Sikur është bërë autostradë. Rreziku është i madh për mijëra udhëtarë që qarkullojnë çdo ditë aty. Mos të presim ndonjë tragjedi apo viktima që të reagojmë”, ka apeluar ai.

Në fund, Goca ka falënderuar publikisht Nezir Gashin nga Prishtina, punëtor në restorantin brenda stacionit, për gatishmërinë dhe ndihmën e menjëhershme që i ofroi pas aksidentit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img