Aktorja Yllka Gashi, mbrëmë gjatë orëve të vona ka humbur një nga personat më të dashur në jetën e saj.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë motra e Yllkës, Donika.
Donika përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit se varrimi i të ndjerit bëhet sot rreth 15:00 në varrezat të Xhamia e lagjës Suteskë, në Mramor.
Po ashtu ka cekur se për hir të traditave fetare, varrimi bëhet vetëm me pjesëmarrje të burrave.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, shokët, miqtë e dashamirët, që mbrëmë më 20.03.2021 në orët e vona të mbrëmjes ndërroi jetë i dashuri ynë baba Hafiz Gashi (03.10.1941).
Varrimi bëhet sot më 21.03.2021, me namazin e ikindisë në varrezat te Xhamia e lagjes Suteskë, në Mramor. Për hir të traditave fetare, varrimi bëhet vetëm me pjesëmarrje të burrave.
Për shkak të situatës me pandeminë, nuk ka të pame.
Të pikëlluarit:
Bashkëshortja Vahidja, fëmijët: Donika, Iliriana, Fllanza, Yllka dhe Ademi, mbesat e nipat dhe mbarë familja Gash