Al-Nassr shpreson të bindë Marco Reus që të refuzojë interesimin nga Premier League dhe të ndjekë Cristiano Ronaldo-n në Arabinë Saudite.
Klubi saudit përfundoi transferimin e Ronaldo-s javën e kaluar, duke zbuluar kapitenin e Portugalisë të martën pasi ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare prej 175 milionë paundësh në sezon.
Dhe kapiteni i Borussia Dortmund, Reus është një nga emrat e ardhshëm të njohur nga Evropa në sytë e skuadrës saudite, të cilët gjithashtu janë lidhur me lojtarë si Luka Modric dhe Sergio Ramos.
33-vjeçarit gjerman, i skadon kontrata në fund të sezonit dhe po shqyrton të ardhmen e tij pas 11 vitesh në Dortmund.
Situata e mesfushorit sulmues ka bërë që Al-Nassr dhe klubet në Angli ta ndjekin me interes, ndërsa perspektiva për të mbetur në Gjermani gjithashtu nuk është përjashtuar. Megjithëse Dortmund-i nuk ka arritur ende një marrëveshje për të mbajtur Reus-in në “Signal Iduna Park”.
Reus iu bashkua Dortmund-it në vitin 2012, pas tre vitesh në Borussia Monchengladbach.
Ai u shndërrua në një nga fytyrat e skuadrës së Dortmund-it, duke i ndihmuar ata të arrinin në finalen e Champions League në sezonin e tij të pare.
Reus në total ka bërë mbi 350 paraqitje, duke shënuar 156 herë dhe dy herë duke u shpallur lojtari i vitit në Gjermani.
Mesfushori i avancuar i i ka qëndruar besnik klubit të qytetit të tij për më shumë se një dekadë, ndërsa ka parë një sërë shokësh të skuadrës si Robert Lewandowski, Ilkay Gundogan dhe Erling Haaland të joshur nga sfidat e reja dhe perspektiva për të garuar vazhdimisht për trofetë më të mëdhenj. Megjithëse lidhja e tij e gjatë me Dortmund-in mund të të marrë fund këtë verë.
Reus gjithashtu ka luajtur 48 herë për Gjermaninë, një numër që do të ishte më i madh nëse nuk do të ishte për dëmtimet që e kanë çuar në humbjen e katër turneve të mëdha.
/Albanianpost.com