spot_img

Alarmi/ Mishi dhe qumështi i lopës në rrezik nga gripi i shpendëve? Përhapet në shumë vende të botës nga zogjtë

spot_img

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin mbi rrezikun e infektimit të lopëve përtej Shteteve të Bashkuara me virusin H5N1, i pranishëm në shumë zogj shtegtarë.

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të verifikojnë sigurinë e qumështit dhe mishit pas konfirmimit të virusit të gripit të shpendëve në disa ferma lopësh në nëntë shtete që nga fundi i marsit dhe një individi në Teksas.

“Ndërsa zogjtë shtegtarë që mbarin virusin vazhdojnë ritualin e tyre në mbarë botën, ekziston rreziku i infektimit të lopëve në vendet e tjera”, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë, Wenqing Zhang, e cila drejton programin global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Virusi H5N1 është i përhapur në mesin e shpendëve të egra në Shtetet e Bashkuara dhe në disa raste është përhapur edhe tek pulat dhe macet, por deri tani në raste të rralla tek lopët.

Zhang tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara e konsideron të ulët rrezikun që paraqet virusi tek shëndeti publik, por bëri thirrje për kujdes, sidomos për punonjësit e fermave. Ndërsa mendohet se virusi mund të mos përhapet përmes qumështit, Zhang përsëriti këshillat e OBSH-së për konsumuar vetëm qumësht të valuar.

E pyetur për të vlerësuar transparencën amerikane për infektimin e fermave të lopëve, Zhang tha se agjencia ishte informuar rregullisht ndërsa vlerësoi vendimin për të ndarë menjëherë sekuencën gjenetike të virusit. /VOA

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img