spot_img

Alarmojnë klubet: MKRS të licencojë FFK-në, po futemi në krizë financiare

spot_img

Edhe më tutje Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon të jetë njëra nga federatat e pakta që ka mbetur pa u licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Shpresat që ky proces të përfundojë ditëve në vijim janë më të mëdha pas lirimit nga akuza e kryetarit të kësaj federate Agim Ademit, që ishte njëri nga kushtet e MKRS-së që kjo federatë të licencohet.

Nga ky moslicencim i FFK-së po e pësojnë klubet e futbollit të cilat kanë bërë thirrje drejtuar MKRS-së që të merret seriozisht më këtë proces pasi janë duke u futur në një krizë të thellë financiare.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë për KosovaPress se dëmi që po e pësojnë klubet është shumë i madh dhe nëse vazhdohet kështu, futbolli do të pësoi rënie.

“Mendoj që asnjë arsye më nuk është që të moslicencohet federata duke parë që me sa kemi njohuri i gjithë procesi i cili ka ngec ka qenë për shkak të atij dënimi mbi të cilin pretendohet se kryetari (i FFK, Agim Ademi) që ka pasur një aktakuzë ka dalë i pafajshëm dhe në momentin që ka dalë i pafajshëm mendoj që duhet federata të licencohet. Dëmi është shumë i madh te klubet, te skuadrat. Mendoj që futbolli i Kosovës sapo filloi pak të këndellet, në një far forme në momentin që nuk licencohet federata edhe futbolli i Kosovës fillon të ketë rënie drastike të skuadrave sepse skuadrat nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet krahas avancimit të kushteve financiare që janë tani te skuadra tona në ligën tonë”, theksoi Batatina.

Batatina ka thënë se ministria duhet të marr parasysh rrethanat në të cilat punohet në Kosovë dhe të mos jetë aq shumë rigoroze në kërkesat e saj, por t’i shtyjë proceset përpara.

“Mendoj që duhet të jetë një thirrje urgjente nga të gjitha klubet që kam pasur kontakte, nga të gjithë njerëzit sepse ne jemi në kontakte, bisedojmë mes vete që brenga më e madhe është moslicencimi sepse shumë klube kanë humbur disa nga të hyrat që mund t’i kenë dhe çfarë do të ndodh kur në momente të caktuar klubet të mos i paguajnë lojtarët nga tre apo katër muaj ditë siç kemi informacione sepse nuk ka mundësi asnjë donator ta përballojë këtë gjendje kaq të madhe financiare… Edhe kjo ministri nuk ka ardhur nga Kazakistani këtu në Kosovë, por janë njerëzit tonë, e dinë që në këtë vend mund të ketë ndoshta edhe disa gjëra që ata i kërkojnë që nuk janë ndoshta, por duhet nganjëherë t’i shtyjmë proceset përpara dhe mos ta pengojmë procesin e futbollit.”, theksoi ai.

Pasojat e moslicencimit po i ndien edhe klubi i futbolli Gjilani. Menaxheri i kësaj skuadre, Drilon Sylejmani duke folur për KosovaPress ka bërë apel që të përfundojë para datës 31 mars në mënyrë që ta kenë mundësinë të përfitojnë të hyra nga sponsorët.

“Moslicencimi i federatës faktikisht e ka stopuar për momentin Ligjin e sponsorizimit dhe si te klubet e tjera në futbollin kosovar, ashtu edhe te klubi i Gjilanit ka shkaktuar jo pak telashe, jo pak dëme, pasi jemi në pritje të marrjes së vërtetimit për disa sponsorë. Megjithëse kemi indice që procesi i licencimit do të përfundojë shumë shpejtë, ndoshta kisha bërë apel një gjë e tillë të ndodh sa më parë në mënyrë që para datës 31 mars bizneset të cilat kanë menduar ta shfrytëzojnë Ligjin për sponsorizim t’i kompletojnë edhe ata dokumentacionet e nevojshme dhe mos të kemi probleme të tjera në agjencinë tatimore të Kosovës.”, tha Sylejmani.

Kurse Kushtrim Sopa, administrator te klubi i futbollit Prishtina, ka deklaruar se nga futbolli varen rreth 4 mijë familje që marrin pagë në baza mujore dhe se ky fakt duhet të merret parasysh nga Ministria e Sportit.

Sipas tij, Ligji i sponsorizimit ndikon direkt në stabilitetin financiar të klubeve.

“Falë atij ligji ne kemi funksionuar mjaftë mirë të gjitha klubet dhe patëm filluar t’i tejkalojmë krizat të cilat i kemi pasur pa këtë ligj edhe të stabilizohemi dhe ta projektojmë të ardhmen përpara, mirëpo pengesa tutje që doli që nuk u licencua Federata e Futbollit të Kosovës ka shkaktuar probleme edhe për klubet, sidomos te Prishtina sepse nuk po them me shifra saktësisht por pjesën më të madhe të buxhetit të klubit vjetor e përbënë sponsorët… Shpresojmë shumë që të licencohet Federata e Futbollit të Kosovës. Të gjitha informata që na vijnë në drejtim tonin janë që tani kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe i bëj apel Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjegjësisht ministrit Hajrulla Çeku dhe Departamentit të Sportit që të kenë mirëkuptim për të gjitha sportet, por në futboll janë 3000-4000 mijë familje që paguhen në baza mujore dhe është e domosdoshme për klubet sportive të procedohet tutje dhe të licencohet federata”, tha Sopa.

Kujtojmë se Federate e Futbollit e ka ndryshuar edhe statutin e saj në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur më 27 janar të këtij viti që ishte një kusht tjetër i vendosur nga MKRS-ja për licencimin e saj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img