spot_img

Alarmon infektologu Valbon Krasniqi

spot_img

Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), tha sot për Radion Evropa e Lirë se do të përkrahin çdo vendim të Qeverisë së Kosovës që shkon në favor të mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Ai tha se në dy-tre javët e kaluara është shënuar përkeqësim i situatës së pandemisë, duke shkaktuar rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve që po kërkojnë hospitalizim.

“Gjatë mbrëmjes së kaluar në nivel të Kosovës ishin mbi 280 pacientë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet regjionale. Situata po shkon duke u rënduar, por ne ende po arrijmë të menaxhojmë në aspektin klinik pacientët që po shtrihen në spital”, tha Krasniqi.

Sa i përket çështjes së gjendjes së jashtëzakonshme, Krasniqi tha se është kompetencë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për të dhënë një rekomandim.

Megjithatë, sipas tij, kriteret që duhet shikuar për këtë çështje përveç tjerash janë kriteri klinik, pra numri i pacientëve të shtrirë dhe kapaciteteve të sistemit shëndetësor për të pranuar këta pacientë si dhe kriteret tjera epidemiologjike.

“Ajo që është me rëndësi është që qytetarët ta kuptojnë seriozisht situatën në të cilën jemi. Shëndeti publik i qytetarëve të Kosovës është duke u rrezikuar, shëndeti individual i secilit qytetar është i kërcënuar seriozisht dhe secili duhet të kemi përgjegjësi për sjelljet dhe veprimet tona”, tha Krasniqi.

Në Kosovë, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, dhe 97 pacient kanë vdekur.

Numri i vdekjeve të pacientëve është rritur nga fillimi i korrikut. Vetëm nga 1 korriku deri më 11 korrik janë shënuar 47 vdekje.

Ndërsa, numri i rasteve aktive është 2.259.

NGJARJE TË TJERA

spot_img