Mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit”, gazetari Arlind Sadiku ka folur në lidhje me prezantimin e selektorit të ri, Franco Foda, në një konferencë për media nga Federata e Futbollit.
Sadiku ishte kritik me disa rrethana të FFK-së, duke thënë se njerëz të afërt me kryetarin e FFK-së dinë edhe të kërcënojnë, madje edhe në një konferencë si ajo e prezantimit të selektorit.
Në këtë kontekst, Sadiku e ka përmendur vetëm Alban Lumin, prej të cilit ka thënë se është ndier i kërcënuar, duke thënë se njerëz të tillë FFK-ja mban afër.
Ndaj kësaj deklarate, sot në “Favorit” e ka dërguar një reagim i apostrofuari Alban Lumi, i cili ka thënë:
Lumi: Nuk kërcënova

I dyshuari kryesor për Masakrën në burgun e Dubravës ekstradohet në Bosnje…
Në këtë kontekst, Sadiku e ka përmendur vetëm Alban Lumin, prej të cilit ka thënë se është ndier i kërcënuar, duke thënë se njerëz të tillë FFK-ja mban afër.
Ndaj kësaj deklarate, sot në “Favorit” e ka dërguar një reagim i apostrofuari Alban Lumi, i cili ka thënë:
“Mbrëmë në emisionin Favorit në T7 është publikuar një foto ime dhe jam atakuar nga njëri prej panelistëve, Arlind Sadiku, kinse e kam kërcënuar dhe sulmuar atë (Sadikun) në konferencën për shtyp të prezantimit të selektorit Franco Foda. Me këtë rast më është dëmtuar imazhi pasi nuk ka pasur asgjë të vërtetë dhe mua nuk mu ka dhënë mundësia ta sqaroj situatën çfarë ka ndodhur. Situata me Arlind Sadikun ka qenë ndryshe: ‘Ne kemi pasur një debat me të krejt normal siç bisedojnë kolegët ndërmjet vete. Asnjë sulm, larg asaj, nuk ka pasur. Nëse veç del një dëshmi se unë e kam sulmuar jam në gjendje të përballem me çdo përgjegjësi.” /Gazeta Express/