Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 19-të të -“
Albi Mall Superligës së Kosovës.
Në stadiumin Përparim Thaçi” në Prizren, Liria do të jetë nikoqire e Ballkanit.
Skuadra prizrenase ka pasur krizë rezultatesh në sezonin vjeshtor, duke u renditur e fundit në tabelë me 9 pikë, ndërsa kampioni në fuqi edhe këtë vit është lidere me 40 pikë të grumbulluara.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Prishtinës dhe Feronikelit ’74.
Bardhekaltërit e kanë mbyllur sezonin vjeshtor në pozitën e pestë me 26 pikë, ndërsa skuadra nga Drenasi është në vendin e shtatë më 21 pikë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Dukagjinit dhe Malishevës.
Skuadra nga Klina renditet në vendin e gjashtë në tabelë me 24 pikë, pesë me pak se Malisheva që ndodhet në pozitën e katërt.
Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.