Xhiro e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.
Katër skuadra zbresin në fushë me të vetmin qëllim, të marrin pikë për të arritur te objektivat.
Janë dy duele me skuadrat nga pjesa e epërme e tabelës që luajnë me pjesën skuadrat nga vendet e fundit.
Ferizaj kërkon fitore përballë kampionit në fuqi Ballkanit, në mënyrë që t’i ikë pozitës së parafundit në tabelë.
Në anën tjetër kampionët aktual të Kosovës me trajnerin e ri Orges Shehin presin ta nisin mbarë.
Sfida tjetër e ditës së sotme është ajo mes Malishevës dhe Feronikelit ’74.
Vendasit kërkojnë tre pikët që t’i afrohen Dritës në tabelë, derisa Feronikeli ’74 synon të shkaktojë befasi.
Të dyja sfidat e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00.