spot_img

Albi Mall Superliga vazhdon sot me ndeshjet e javës së 10-të

spot_img

Albi Mall Superliga vazhdon sot me tri përballje tjera të javës së 10-të, për tu zhvilluar dhe që pritet të jetë nxehtë në secilën prej tyre.

Krenaria e futbollit kosovar, Ballkani do jetë nikoqir i Malishevës në Suharekës dhe kërkon tre pikët e radhës.

Suharekasit kërkojnë pikët e plota në mënyrë që t’i qëndrojnë afër me pikë liderit Dritës në tabelë.

Kampioni aktualisht ka tri ndeshje më pak të zhvilluara, derisa në renditje e sheh vetën 6 pikë larg Dritës.

Interesant pritet të jetë edhe ndeshja në Ferizaj ku takohen Ferizaj dhe Gjilani.

Vendasit nuk kanë fituar që tre takime, derisa mysafirët që katër të fundit dhe pritet të jetë një duel tejet i nxehtë.

Ndeshje shumë interesant do të zhvillohet edhe në Podujevë mes Llapit dhe Drenicës pasi sa herë janë përballur këto dy skuadra spektakli nuk ka munguar.

Të tre duelet e ditës së sotme zhvillohen me orar të njëjtë me fillim nga ora 13:00.

Dje u zhvilluan dy takimet tjera, Drita arriti një tjetër fitore duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-1, derisa Prishtina u befasua në shtëpi pasi u mposht nga Dukagjini me rezultat 0-1.

NGJARJE TË TJERA

spot_img