Sot Gjykata Speciale u bë e ditur se konfirmoi aktakuzën e ngritur ndaj tashmë ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, por dhe të tjerë figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga të gjithë liderët e taboreve politike kosovare, u panë reagime në lartësimin dhe mbrojtjen e vlerave të luftës së pjesëtarëve të UÇK-së.
Megjithatë një gjë të tillë nuk e bëri kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk pati asnjë reagim lidhur me shkuarjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale.
Por, kohë më parë, Albin Kurti, la të kuptojë sikur i ishte gëzuar aktakuzave të paraqitura nga Prokuroria e Specializuar.
Kurti madje e kishte goditur fort atëkohë Hashim Thaçin përmes një shkrimi duke i thënë se ai duhet të shkojë në Hagë në Gjykatën Speciale.