Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Qeverinë Hoti e ka një “hile të madhe”.
Ai ka shkruar se sipas vendimit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme, njofton Klan Kosova.
“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka një hile të madhe”.