spot_img

‘Albin Kurti le të niset lirisht drejt Hagës dhe le të dëshmojë kundër Thaçit dhe Veselit”

spot_img

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, po vlerëson se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u bë figurë politike duke akuzuar Thaçin e Veselin.

Ai madje thotë se Kurti me performancë politike po mundohet të përfitojë, shkruan Gazeta Blic.

Behramaj përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se Kurti duhet të nisët për në Hagë për të dëshmuar akuzat 20 vjeçare kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ja postimi i plotë;

“Të gjithë e dimë që Albin Kurti është njeri kontradiktor. Por, sa provon tash me performancë politike të arsyetohet e përfitojë, më së miri do të ishte sikur të nisej menjëherë drejt Hagës. Po, po, le të shkojë dhe le të dëshmojë për akuzat 20 vjeçare kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Le t’i merrë me veti edhe të tjerët, që u bënë figura politike duke i akuzuar ata dhe duke abuzuar me lirinë e shprehjes. Shkoni së bashku, sepse as kauzë më nuk ju ka mbetur. Duke “kënduar” kundër tyre nuk mund të bëhet më kryeministër, prandaj po ambientohet me rrethanat e reja. Është shumë i rëndësishëm krijimi i unitetit politik, megjithatë ai nuk mund të krijohet përderisa liderët politikë nuk mund t’i sakrifikojnë as egot personale, se lëre më interesat partiake”, ka shkruar ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img