Para pak ditësh, në rrjet qarkulloi një videoskandal ku shihej se si Safet Gjici kryente marrëdhënie seksuale me një vajza e identifikuar si Alma Kaçi në zyrën e Gjicit në Bashkinë Kukës. Pas ngjarjes, Gjici dha dorëheqjen duke thënë se me gruan në video ka një kohë të gjatë që e ka të dashur.
Ditën e djeshme Gjici u arrestua, teksa Alma është marrë në pyetje. Në dëshminë e saj, Alma ka treguar para prokurorëve se në zyrën e Gjicit ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që ai e donte.
“Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua”– ka deklaruar para prokurorëve të SPAK, Alma e videoskandalit me ish kryebashkiakun e Kukësit.