spot_img

Almir Kryeziu shpallet “Ylli i Javës” nga FFK

spot_img

lmir Kryeziu është shpallur “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Epitetin e më të mirit të javës së dhjetë të Superligës së Kosovës, Kryeziu e mori pas vlerësimit të komisionit të veteranëve të futbollit, Skënder Kapra, Luan Tabaku dhe Fisnik Ademi.

Kryeziu shënoi dy gola në fitoren e kampionit të Kosovës, Ballkanit kundër Lirisë.

Ballkani e fitoi 4:1 ndeshjen ndaj Lirisë. “Ishte një përballje e veçantë dhe dëshiroj të theksoj se ishte një sfidë e vështirë për mua dhe skuadrën time, sidomos duke qenë në disavantazh kundër skuadrës së fortë të Lirisë.

Gjithashtu, është e rëndësishme të përmend se kjo ndeshje kishte një ndjenjë të veçantë për mua. Në fakt, kjo ishte emocionale për mua, pasi kam kaluar shumë vite në shkollën e futbollit të Lirisë, ku jam rritur duke kaluar përmes të gjitha grupmoshave”, ka thënë Kryeziu për faqen zyrtare të FFK-së.

Ai ka folur edhe për ndeshjen që Ballkani e luan kundër Astanas në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja luhet të enjten mbrëma. “Ne jemi të gatshëm për këtë sfidë. Do të jemi të përgatitur dhe do të japim më të mirën tonë në fushë. Kemi një skuadër të fortë dhe besoj se mundemi të arrijmë suksese në këtë garë”, ka shtuar Kryeziu.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img