EKSKLUZIVE: Analisti i futbollit, Driton Latifi jep informacionet e fundit se pse Albion Rrahmani është ftuar me vonesë.
“Arsyeja e ftesës së Albion Rrahmanit është çështje teknike. Sipas informacioneve që kam është se një nga lojtarët e grumbulluar nuk ka vizë Schengen. Andaj në çdo situatë të paparashikuar, Rrahmani të jetë rezervë. Përgjegjësia është definitivisht e lojtarit pasi ai nuk është deklaruar për këtë gjë”, tha Latifi në Ekipi A.