spot_img

ANALIZA: Pse Putini nisi luftën në Ukrainë dhe çfarë dëshiron vërtet Putini?

spot_img

Për muaj të tërë, Vladimir Putin ka mohuar se po planifikon të pushtojë Ukrainën, por të enjten ai njoftoi nisjen e një”operacioni special ushtarak” në rajonin e Donbasit. Njoftimi u pasua nga raportime për shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe në pjesë të tjera të vendit.

Veprimet e fundit të Putinit vijnë disa ditë pasi ai prishi një marrëveshje paqeje dhe urdhëroi vendosjen e trupave në dy rajone lindore të kontrolluara nga rebelët, me pretekstin për të ruajtur paqen.

Rusia ka vendosur të paktën 200,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës gjatë muajve të fundit, duke rrezikuar pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë.

Ajo që do të ndodhë më pas mund të rrezikojë të gjithë strukturën e sigurisë së Europës.

Ku janë pozicionuar trupat ruse dhe pse?

Kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2014, rebelët e mbështetur nga presidenti Putin pushtuan zona të mëdha të lindjes dhe që atëherë ata kanë luftuar kundër ushtrisë së Ukrainës. Vendet nënshkruan një marrëveshje paqeje ndërkombëtare të Minskut, por konflikti vazhdon ende, raporton abcnews.al

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka hedhur poshtë kategorikisht përdorimin e fjalës paqeruajtës nga Rusia. Perëndimi beson se Moska po planifikon një pushtim të plotë të Ukrainës, një vend prej 44 milionë banorësh që kufizohet me Rusinë dhe Bashkimin Europian.

Presidenti Putin paralajmëroi Ukrainën se do të ishte përgjegjëse për gjakderdhje të mëtejshme nëse nuk do ti jepte fund konflikteve në lindje. Por tashmë ka pasur një sërë incidentesh false dhe secili prej tyre mund të përdoret si pretekst për një sulm.

Cili kërkon Putin nga Ukraina?

Rusia kërkon garanci nga Perëndimi dhe Ukraina se nuk do të bashkohet me NATO-n, një aleancë mbrojtëse e 30 vendeve. Si një ish-republikë sovjetike, Ukraina ka lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë, dhe rusishtja flitet gjerësisht atje, por që kur Rusia pushtoi në 2014, këto marrëdhënie janë prishur.

Rusia sulmoi Ukrainën kur presidenti i saj pro-rus u rrëzua në fillim të vitit 2014. Lufta në lindje ka shkaktuar më shumë se 14 mijë viktima. Në teori, forcat ruse mund të synojnë të vendosen në lindje, në veri dhe jug të Ukrainës dhe të përpiqen të largojnë qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ata mund të mobilizojnë trupa në Krime, Bjellorusi dhe rreth kufijve lindorë të Ukrainës.

Ndërkohë Ushtria ka thirrur të gjithë rezervistët e moshës 18-60 vjeç.

Çfarë mund të bëjë Perëndimi?

Aleatët e NATO-s e kanë bërë të qartë se nuk kanë plane për të dërguar trupa ushtarakë në Ukrainë. Në vend të kësaj, ata i kanë ofruar Ukrainës këshilltarë, armë dhe ndërtimin e spitaleve në terren.

Pra, përgjigja kryesore do të jetë penalizimi i Rusisë me sanksione:

Gjermania ka ndërprerë miratimin e gazsjellësit Nord Stream 2, një investim i madh si nga Rusia ashtu edhe nga kompanitë europiane.

BE-ja ka rënë dakord për sanksione të gjera që përfshijnë 351 deputetë që mbështetën “vendimin e paligjshëm” të Rusisë për të njohur rajonet e kontrolluara nga rebelët si shtete të pavarura në parlament.

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar pesë banka të mëdha ruse dhe tre miliarderë.

Sanksionet më të mëdha po mbahen ende në rezervë.

BE-ja kërkon të godasë aksesin rus në tregjet financiare dhe Britania e Madhe ka paralajmëruar saksionet më të ashpra që Rusia ka parë ndonjëherë.

Goditja përfundimtare ekonomike do të ishte shkëputja e sistemit bankar të Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Sëift. Por kjo mund të ndikojë keq në ekonomitë amerikane dhe europiane.

Ndërkohë, 5000 trupa të NATO-s janë vendosur në shtetet baltike dhe Poloni. 4,000 të tjera do të dërgohen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki.

Çfarë kërkon Putin nga NATO?

Rusia i ka paraqitur 3 kërkesa NATOS-s.

Së pari, kërkon nga NATO të mos zgjerohet në Lindje. Në vitin 1994, Rusia nënshkroi një marrëveshje për të respektuar pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës .

Por vitin e kaluar presidenti Putin në një artikull i cilësoi rusët dhe ukrainasit si “një komb” dhe tani ai ka pohuar se Ukraina moderne është krijuar tërësisht nga Rusia komuniste.

Ai e sheh rënien e Bashkimit Sovjetik në dhjetor 1991 si “shpërbërje të Rusisë historike”. Presidenti Putin ka argumentuar gjithashtu se nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, aleanca mund të përpiqet të rimarrë Krimenë.

Kërkesat e tjera thelbësore të tij janë që NATO të heqë forcat dhe infrastrukturën ushtarake nga vendet anëtare që iu bashkuan aleancës që nga viti 1997.

Kjo pëfshin Europën Qendrore, Lindore dhe Balltikun. Në realitet, Rusia dëshiron që NATO të kthehet në kufijtë e saj të para vitit 1997 .

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img