Carlo Ançeloti ka vendosur të largohet nga Reali në fundin e këtij sezoni. Ky vendim tregohet përfundimtar për teknikun 65-vjeçar, që kontratën e ka të vlefshme deri në verën e vitit tjetër.
Presidenti Perez duket se e ka alternativën kryesore. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Realit, Xabi Alonson.
Spanjolli ka bërë mjaft mirë te Bajer Leverkusen. Kontrata e tij vlen deri në verën e vitit tjetër, megjithatë çdo gjë mund të ndryshojë.
Ndërkohë më parë Ancelotti është përfolur për t’u ulur në stolin e Brazilit. Kështu nuk përjashtohet mundësia që ai në të ardhmen të drejtojë një përfaqësuese kombëtare.