Real Madridi do të jetë pa sulmuesin Vinicius Junior për ndeshjen e dytë radhazi në La Liga.
Të shtunën klubi mbretëror do të luaj në udhëtim ndaj Valladolidit, shkruan IndeksOnline.
24-vjeçari do të mungojë për shkak të suspendimit prej dy ndeshjeve, pas kartonit të kuq që morri kundër Valencias.
Në konferencën për media para ndeshjes, trajneri i ”Los Blncos”, Carlo Ancelotti ka folur edhe për mungesën e Vinicius.
Ai ka thënë se Reali e ka dëshmuar se mund të fitojë një ndeshje edhe nëse nuk luan sulmuesi brazilian.
”Njerëzit kanë harruar se pa Vinin ne kemi fituar dy Liga të Kampionëve, ai është një lojtar i padiskutueshëm.”, ka deklaruar Ancelotti./IndeksOnline/