spot_img

Ancelotti zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që i ka trajnuar, mungon CR7 dhe shumë yje tjerë

spot_img

Carlo Ancelotti ka zgjedhur formacionin më të mirë të të gjitha kohërave me lojtarët që i ka pasur si trajner, ku shumica nga ta vijnë nga Serie A, ndërsa ka përjashtu Cristiano Ronaldon nga 11-shja.

Menaxheri aktual i Evertonit ka punuar në të gjithë Evropën, duke fituar trofe në Itali, Spanjë, Angli, Gjermani dhe Francë.

Gjatë kohës së tij me klube si Milani, Juventusi, Chelsea, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, Ancelotti ka udhëhequr shumë yje.

Megjithatë, gjatë zgjedhjes së formacionin më të mirë me lojtarët që ka drejtuar, italiani nuk ka mundur t’i përfshijë të gjithë, duke lënë jashtë yje të mëdha.

Në formacionin më të mirë të tij ka më shumë lojtarë të Milani si Marcos Cafu, Paolo Maldini, Andrea Pirlo, Leite Kaka dhe Andriy Shevchenko.

Ancelotti gjithashtu ka zgjedhur edhe dy lojtarë nga PSG: mbrojtësin Thiago Silva dhe sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Me zgjedhjen e Ibrahimovicit, Ancelotti është detyruar ta lë jashtë formacionit yllin e madh portugez, Ronaldon, me të cilin punoi gjatë kohës te Real Madridi.

Në 11-shen më të mirë gjenden edhe Zinedine Zidane dhe Gianluigi Buffon që punuan me Ancelottin te Juventusi, ndërsa nga Chelsea kanë zënë vend Frank Lampard dhe John Terry.

Formacioni më i mirë nga Ancelotti: Buffon; Cafu, Thiago Silva, Terry, Maldini; Lampard, Pirlo, Zidane; Kaka; Shevchenko, Ibrahimovic;

/Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img