spot_img

Andi Lila është nder i madh për Shqipërinë që do të organizojë Kampionat Evropian me Serbinë

spot_img

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila, ka folur rreth organizimit të Kampionatit Europian U21 në vitin 2027.

Sot u hodh shorti për këtë event madhor që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi, shkruan Indeksonline

Andi Lila ishte ai që përmes një videomesazhi tregoi se është tejet i lumtur për këtë organizim, duke treguar se Shqipëria po e mirëpret me krahhapur.
Dhe jo vetëm për futbollin, por fton të gjithë për ta shijuar shtetin e Shqipërisë me kulturën dhe bukuritë natyrore.

Mesazhi i plotë i Andi Lila:

“Të nderuar përfaqësues të federatave pjesëmarrëse. Është nder i madh për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Shqipërinë, që është zgjedhur së bashku me Serbinë si organizatore e Kampionatit Europian U21 në vitin 2027.

“Ky është një moment historik për ne dhe mundësi unike për të dëshmuar aftësinë tonë për të pritur evente të nivelit ndërkombëtar

“Shqipëria ka treguar se është e aftë për të organizuar aktivitete madhore si finalen e UEFA Conference League të vitit 2022.

“Ky kompeticion nuk është vetëm festë e futbollit, por edhe një mundësi për të nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe për të promovuar vlerat tona si mikpritjen, pasionin dhe dashurinë për lojën e bukur.

“Ne dëshirojmë t’i tregojmë Europës, jo vetëm aftësinë tonë për të organizuar, por edhe kulturën dhe bukuritë natyrore të vendit tonë.

“Ju ftoj që krahas emocioneve të ndeshjeve, të shijoni Shqipërinë dhe të përjetoni nga afër traditën tonë të bujarisë dhe mikëpritjes. Faleminderit UEFA, ju mirëpresim me krahhapur”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img