Andi: Më është kërkuar të dal çift me Tean, s’kam folur për shkak se kontrata ishte e frikshme
Andi, ish-konkurrenti i Përputhen ka reaguar pasi u publikuan fotot e Teas dhe Beartit në momente intime. Ndërkohë, ishte Andi ai i cili të dielën e kaluar doli çift nga programi Përputhen.
Nëpërmjet një shkrimi të gjatë në Instagram, Andi ka thënë se i ishte kërkuar që të dilte çift me Tean.
Thotë se nuk e kishte treguar më parë një gjë të tillë nga frika e kontratave që kishte nënshkruar paraprakisht me emisionin “Përputhen”.