spot_img

Andin Lokaj reagon pas kritikave për komentimin e ndeshjes Barcelona-PSG

spot_img

Komentatori i operatorit ArtMotion, Andin Lokaj, ka sqaruar përmes një interviste komentimin e tij gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Barcelonës e Paris Saint-Germain.

Lokaj ishte kritikuar për komentimin e tij gjatë ndeshjes së kthimit mes Barcelonës e Paris Saint-Germain, për shkak të komentimit të tij kundër trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.

Përmes një interviste në KlanKosova, Lokaj ka thënë se komentimi i tij është nxjerrë jashtë kontestit nga portalet dhe se komentimi i tij ishte i drejtë.

“Unë i kuptoj portalet, megjithatë kanë dalë jashtë kontestit të asaj se çfarë kam thënë. Ajo që kam thënë ka qenë vetëm konstatim i asaj që ka thënë Xavi. E keni edhe në komentim kur kam thënë se kjo çfarë ka thënë Xavi do t’i kushtojë me karton të kuq, meqë rast edhe kjo ndodhi pasi që ai u përjashtua”, ka thënë fillimisht Lokaj.

Ai i ka kërkuar falje tifozëve të Barcelonës, por ka theksuar se fitorja për skuadrën parisiene ishte e merituar.

“Ka qenë një ndeshje shumë emocionale dhe i kuptoj tifozët e Barcelonës të cilët janë të shumtë në Kosovë, por i kërkoj falje gjithsecilit që e kam ofenduar por nuk mendoj se e kam lënduar dikë pasi që është dashur në mënyrë profesionale të komentohet ndeshja. Ka pasur shumë kritika të gjyqtari por fatkeqësisht ky është futbolli dhe duhet të pranohet humbja pasi që duhet të pranohet se PSG-ja ishte skuadër më e mirë”, deklaroi Lokaj.

Ish-komentatori i Radio Televizionit Publik të Kosovës ishte kritikuar ashpër nga tifozët e futbollit për shkak të komenteve të tij negative ndaj trajneri katalunas në të dyja ndeshjet, e veçanërisht në atë të kthimit që u zhvillua dje.

Barcelona u mposht mbrëmë nga skuadra e Paris Saint-Germain me rezultat 4:1, duke u eliminuar kështu nga Liga e Kampionëve

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img