Anglia aktualisht është në krye të grupit të saj me gjashtë pikë, pasi ka mundur Italinë dhe Ukrainën në dy ndeshjet e tyre të para kualifikuese për Euro 2024.
“Tre Luanët” udhëtojnë për t’u përballur me Maltën më 16 qershor përpara se të presin Maqedoninë e Veriut në Old Trafford më 19 qershor.
Kështu, trajneri Southgate ka mbajtur sot (e mërkurë) konferencë shtypi duke shpallur listën me 25 futbollistë të ftuar.
Në listë nuk mungojnë emra të yjeve si Harry Kane, Jack Grealish, Jude Bellingham, Trent Alexander-Arnold dhe Kyle Walker.
Raheem Sterling është një nga emrat kryesorë që nuk përfshihet nga Southgate për këtë skuadër, ndërsa në listë mungojnë edhe Reece James, Nick Pope dhe Ollie Watkins.
Më poshtë keni listën e lojtarëve të ftuar nga Southgate:
Here we go.
Your #ThreeLions squad for June! 🏴
— England (@England) May 24, 2023