Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka rënë dakord për sponsorizimin me Raiffeisen Bank e cila bëhet sponsori kryesor i Ligës së Parë të Futbollit të Kosovës, e cila nga pranvera e vitit 2024 do të riemërohet Raiffeisen Liga e Parë. Asnjë afat apo vlerë nuk është dhënë për marrëveshjen, shkruan në komunikatën e lëshuar nga banka duke iu gëzu këtij bashkëpunimi
Më pas aty thuhet, raporton Albanian News,
partnerët e rinj theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për përparimin e futbollit kosovar.
“Është kënaqësi për ne që Raiffeisen Bank rikthehet në familjen e madhe të futbollit, ku për shumë vite ka dhënë një kontribut të çmuar dhe atë në një periudhë të vështirë, kur nuk ishim ende pjesë e dy familjeve të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA. . Ky partneritet është padyshim një kapitull i ri për futbollin kosovar, ku së bashku me partnerët tanë jemi të përkushtuar të shkruajmë histori të suksesshme dhe frymëzuese”, tha presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
“Përmes këtij bashkëpunimi ne mundësojmë një ambient më të mirë për talentët e rinj, një mundësi më të mirë për klubet e Ligës së Parë dhe i japim shtysë rritjes së mëtejshme të futbollit në vend. Besoj se partneriteti ynë do të jetë afatgjatë dhe të gjitha palët e përfshira do të përfitojnë prej tij”.
Anita Kovacic, drejtoreshë ekzekutive e Raiffeisen Bank në Kosovë, ishte po ashtu e emocionuar nga sponsorizimi, duke thënë: “Futbolli zë një vend të veçantë në zemrat e njerëzve në Kosovë, kështu që ne jemi të kënaqur të kontribuojmë në zhvillimin e tij. Partneriteti i vazhdueshëm me Federatën e Futbollit të Kosovës reflekton përkushtimin e bankës për të fuqizuar këtë sport dhe sportistët e talentuar që janë frymëzim për të gjithë ne.”
“Ky partneritet shënon një përkushtim të fortë të FFK-së dhe Raiffeisen Bank për të promovuar futbollin dhe zhvillimin e tij, por në të njëjtën kohë përfaqëson edhe vizionin e përbashkët për një të ardhme më të mirë sportive në Kosovë si dhe për të nxitur pasionin e të rinjve për futbollin. ”, shtuan nga FFK-ja.