Antony Joshua ka fituar duelin e madh ndaj Kubrat Pulev duke mbrotjur titujt e kampionit.
Ai ishte shumë më i mirë se kundërshtari i tij, duke e rrëzuar dy herë në raundin e tretë, kurse duke e përfunduar me nokaut meçin në raundin e 9-të , shkruan GazetaBlic.
Pas meçit ai ka theksuar se ka folur pak, kurse ka vepruar shumë – duke ironizuar me Pulev, i cili sipas Joshua ka folur shumë gjatë tërë kohës.
“Më pak biseda, më shumë vepra. Shpresoj që të gjithë ishin të kënaqur sonte. Unë i qëndrova asaj që di më mirë, boksit. Ju pyesni tifozët se çfarë duan të shohin”, tha Joshua pas meçit.