spot_img

Anton Cena ia dedikoi medaljen e artë të Evropianit heroit Enver Zymberi, ia dorëzoi sot atë familjes së tij

spot_img

Anton Cena e ka shfaqur edhe një herë atdhedashurinë dhe vlerat e tij patriotike e kombëtare.

Veterani i xhudos së fundmi i fitoi katër medalje në Garat Evropiane të Policisë, Doganierëve, Zjarrfikësve e Korrektuesve, prej tyre tri të arta dhe një të argjendtë.

Dhe, ashtu siç premtoi, njërën prej medaljeve të arta të fituara në Braga të Portugalisë, Cena ia dedikoi heroit kombëtar, Enver Zymberi.

Këtë medalje, veterani i xhudos ia dorëzoi sot fizikisht familjes së heroit të Kosovës.

Rreshteri i Policisë së Kosovës i ka nderuar heronjtë kombëtarë edhe në të kaluarën.

Mjafton të kthehemi një vit më parë, kur ai ia dedikoi medaljen heroit tjetër të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Anton Cenës në rrjetet sociale.

NGJARJE TË TJERA

spot_img