Antonela ‘flirtoi’ me futbollistin e njohur shqiptar.
Antonela e “Përputhen” pas largimit nga programi filloi karrierë në televizion si prezantuese, shkruan lajmi.net.
Ajo së fundi e kishte të ftuar në emision futbollistin Andi Lila, të cilin nuk hezitoi ta ‘thumbonte’ e ‘ngacmonte’ me disa pyetje.
“Te mbaj mend që kur ke luajtur me Parmën, kur jetoja në Milano, që atëherë të kisha idhull. Di që je nga Kavaja, a shkojmë ne nga Shkodra më Kavajsit, thuaje një herë e mirë?”, i drejtohet ajo.
Në anën tjetër, Lila iu përgjigj duke i treguar një histori që e kishte dëgjuar nga Shkodra.
“Dua të tregoj një histori të bukur, që ma kanë treguar nga Shkodra, pasi shkodranët kanë edhe humor… shkodranët janë martuar shumë më gra nga Korça dhe në ’74 Shqipëria u prish me Kinën dhe në Shkodër shihej rrugicë më rrugicë që po iknin kinezët tufa-tufa sepse ne u prishëm. Tani një shkodran pyet një shkodran tjetër, ça ka ndodh, pse po ikin? Jemi prish më Kinën tha, ia kthen ky tjetri, po me Korçën, kur po prishemi?”, tha futbollisti.
Po ashtu, Andi tregoi një tjetër histori lidhur me dhomat e zhveshjes, gjatë një ndeshje.
“Ne u futëm të gjithë në dhomat e zhveshjes pasi ishim shumë të lodhur dhe ashtu më kokat ulur, edhe për të ç’tensionuar pak situatën (pasi në atë kohë në s’kishim kap top me këmbë fare, në pjesën e parë që u luajt në Shkodër) dhe në atë moment na futet në dhomë kapiteni skuadrës Agolli dhe na thotë : Dëgjoni çuna, takova Sergio Ramas dhe më tha që po e kaluat mesin e fushës me topin në këmbë, quhet gol”, tregon me shaka ai.