Pas suksesit të Ballkanit, mbrëmë tani radhën e ka Drita, për një performances spektakolare.
Për dallim nga Ballkani, Drita ka një rival shumë më të vështirë. Janë belget e Antwerp një skuadër me emra të njohur të futbollit që po e synojnë kualifikimin, por nga ndeshja e parë e luajtur në Belgjikë u la përshtypja se Drita mund të bëjë befasi dhe ta eliminojë këtë ekip.
Gjithsesi, Kompanitë e basteve vazhdojë ta cilësojnë ekipin belg si favorit shumë të madh, por me shifra dukshëm më të ulëta se loja e parë. Vetëm barazimi ka qenë 10, derisa tani vlerësohet 4.
Fitorja e Antwerp ka kuotën 1.40, ajo e Dritës 7. Të kujtojmë takimi i parë u mbyll pa fitues me rezultat 0:0 dhe tashmë gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen kthyese që luhet nesër nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”.