Arbenita Ismaili ka dalë me një mesazh për të sqaruar situatën me Feron, ku këtij të fundit ia ka këputur shpresat për një bashkim të mundshëm.
Arbenita i ka kërkuar Feros nënshkrimin e divorcit, ndërsa ka thënë se gjasat për tu bashkuar janë zero.
“A e dini se ky person (Fero) nuk po i nënshkruan dokumentet e divorcit dhe dëshiron një lidhje me zor”, ka shkruar Arbenita.
Modelja ka bërë të ditur se i ka lejuar Feros vizita të rregullta për vajzën e tyre, por që sipas saj ai po e keqpërdor këtë.