spot_img

Arlind Ajeti shënon gol, Ermal Krasniqi asiston në fitoren e Clujit

spot_img

Mbrojtësi Arlind Ajeti ka shënuar një gol, ndërsa Ermal Krasniqi ka asistuar në fitoren e Clujit në udhëtim 4:3 ndaj Universitatea Clujit.

Kjo ndeshje u zhvillua të hënën mbrëma dhe i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit rumun. Krasniqi asistoi për golin e parë të Clujit në minutën e 43-të, ndërsa Arlind Ajeti ia dha epërsinë Clujit në minutën e 68-të me golin e shënuar me kokë.

Krasniqi dha kontribut edhe në golin e katërt dhe të fitores për Clujin. Ai nisi aksionin e golit të realizuar në minutën e 82-të. Krasniqi e Ajeti luajtën deri në fund të takimit. Me këtë fitore Cluji është ngritur në vendin e katërt me dhjetë pikë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img