Raportet në mes federatave janë të shkëlqyera dhe me Presidentin Agim Ademi, kështu i është përgjigjur pyetjes në një emision live Armand Duka, Presidenti i Federatës së Shqipërisë në futboll dhe së fundi i zgjedhur edhe nën-kryetar i UEFA-së.
Duka këtë koment e ka lëshuar pasi drejtuesja e emisionit në ATV e pyet për raportet mes dy federatave dhe presidentëve respsktiv, shkruan Albanian News. ‘Po thuhet se mund të ketë ndonjë krisje mes dy federatave dhe me z.Ademi?!
Derisa Duka fillimisht potencoi:’Kjo ska ndodhur dhe sdo të ndodhi kurr. Nuk ka çarje përkundrazi jemi të bashkuar’. Më pas i pari i futbollit në Shqipëri shtoi:
‘Raportet në mes neve janë të shkëlqyera, kemi bashkëpunime, shkëmbejmë eksperienca’.
Dy presidentët Duka dhe Ademi shihen shpesh së bashku në publik. Madje falë bashkëpunimit të tyre dhe Presidentit të Federatës së Maqedonisë, Muhamed Sejdini, është shtuar ndikimi shqiptar në nivelet më të larta të futbollit evropian e në FIFA.