I jashtëzakonshëm Armando Broja! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë heroi ditën e sotme me skuadrën e Viteses, teksa ka realizuar dopietë, në debutimin e tij si titullar.
Golin e parë 19-vjeçari e realizoi në minutën e 32-të, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë, Vitese mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Tanane.
Duhet të shkonte minuta e 71-të, kur Broja, të konfirmonte se kjo ishte dita e tij. Me një shpërthim spektakolar, sulmuesi shmangu bukur 2 mbrojtësit e Den Hag, teksa goditi saktë duke çuar shifrat në 0-2.