Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi thotë se skuadra e tij nuk do të dorëzohet para Ludogoretsit nesër.Ballkanin e pret një ndeshje mjaft e vështirë ndaj Ludogorets nesër mbrëma me fillim nga ora 20:45, në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve për Champions Legaue.
Thaqi beson se vitin e kaluar kanë shkruar historinë duke shkuar në grupet e Conference League, por sivjet do jetë e vështirë, sepse skuadra e njohin dhe shohin ndryshe Ballkanin.
“Pas vitit të kaluar që kemi shkruar historinë, mendoj që ky vit do jetë më i vështirë, sepse vitin e kaluar na kanë njohur pak, këtë vit na shohin me sy tjetër. Tani na konsiderojnë shumë më të fortë se vitin e kaluar, do jetë e vështirë të përsërisim suksesin, kemi kundërshtar të vështirë – shpresojë të kemi fat dhe ta fillojmë mbarë nesër. Assesi nuk do të dorëzohemi, duam ta tregojmë veten dhe të tregojmë sa vlejmë”, tha Armend Thaqi në konferencë për media.