Blogerja ka bërë një intervistë të shkurtër me fansat e saj.
Armina Mevlani ka organizuar një intervistë të shkurtër me fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku i përgjigjet pyetjeve të tyre, shkruan lajmi.net.
Ajo i është përgjigjur pyetjeve më të ndryshme dhe në mesin e tyre ishte një lidhur me tradhtinë, me përgjigjën e dhënë blogerja ka befasuar të gjithë.
“Mendoj jeta dhe njeriu është shumë kompleks, tradhtia jo gjithmonë është mungesë dashurie dhe vjen për shumë arsye. Varet nga rrethanat, do ulesha dhe do flisja me partnerin për të kuptuar “përsenë” dhe nëse nuk më bind nuk do e falja. Ka dhe raste që mendoj që duhet falur”, shkruan ajo.