Armina Mevlani thotë se për shkak të koronavirusit, ajo nuk ka mundur dot të martohet me Shkëlzen Berishën.
Këtë gjë ajo e ka deklaruar gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në Instagram.
“E shtyve dasmën për shkak të Covid-it,” e pyet një ndjekës?
“Po, sepse mendoj se këtë periudhë nuk duhet të ketë grumbullime.
Shumë dasma janë shkaku i infektimit të njerzëve. Kujdesuni”, i përgjigjet ajo.
Ky në fakt duket si justifikim, pasi e pyetur muaj më parë, Armina deklaronte se këtë verë s’kishin planifikuar asnjë dasëm me Shkëlzenin.
Armina dhe Shkëlzeni kanë rret 10 vite të lidhur bashkë, që kur ky i fundit ishte i martuar me Sadijen, por çuditërisht deri më tani kanë vendosur të mos martohen.