Skuadra e Ipswich Town ka marrë një pikë të vlefshme në javën e 20-të në Premier League, pasi barazoi 2:2 ndaj Fulhamit.
Kjo ishte ndeshja e dytë me radhë që në portën e klubit të Ipswich nuk figuron emri i Aro Muriçit, shkruan Indeksonline
Në fakt kjo ka ngjarë të jetë shumë pozitive për ekipin e trajnerit McKenna, pasi në dy ndeshjet e fundit ka marrë një fitore dhe një barazim.
Ndeshjen e kaluar, Ipswich fitoi ndaj Chelseat, kurse sonte barazoi ndaj Fulhamit.
Vendin e poriterit të Kombëtares së Kosovës e ka zënë Walton-i, i cili po bën paraqitje fantastike.
Kujtojmë që Ipswich është në pozitën e 18-të me 16 pikë të grumbulluara./Indeksonline/