spot_img

Aro Muric: Unë luaj për Kosovën me gjithë zemër

spot_img

Gardiani i Kosovës, Aro Muric së bashku me dy bashkëlojtarët e tij tek Kosova, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, kanë qenë tema kryesore e kësaj jave në vendin tonë.

Të tre futbollsitët janë përjashtuar nga kombëtarja e Kosovës për arsye se kishin thyer rregullat e përzgjedhësit Foda.

Ata u përjashtuan një ditë para ndeshjes me Qipron.

Sa i përket këtij përjashtimi, portieri dardan gjatë ditës së sotme ka dhënë një intervistë për Telegrafin.

Përkundër që nuk ishte i pranishëm në ndeshjen ndaj Qipros, ai ishte i lumtur pas fitores së shtetit dardan.

“Jam shumë i lumtur që Kombëtarja fitoi në Qipro, kjo është gjëja më e rëndësishme, fitorja e Kosovës”, tha fillimisht Aro.

Më tej, ish-portieri i Manchester Cityt tregoi se çfarë ndodhi në ditën kritike për ta.

“Ne e kishim pushim ditën e shtunë dhe shkuam për ushqim dhe për të marrë pak ajër të pastër pasi ishim gjithmonë në hotel të mbyllur. Pjesa tjetër ishte thjesht gënjeshtër dhe gjëra që u sajuan”, tha Aro Muric.

Gjatë ditës së sotme, trajneri i Aros tek Ipsëich Toën, i ka dal në mbrojtje portierit, teksa foli edhe për këtë.

“Pa marrë parasysh gjithçkaje, më mirëpritën sikur nuk jam larguar në asnjë moment. Shumë pozitive ishte pritja në klub”, vazhdoi tutje Aro.

Muric ka treguar se pa marr parasysh përjashtimit të tij ai do të jetë i gatshëm cdoherë të vij të përfaqësoj kombëtaren e Kosovës.

“Jam pjesë e Kosovës që gjashtë vite dhe do të jem gjatë gjithë jetës. Nuk ka rëndësi se çfarë vendimi merret në të ardhmen, unë luaj për Kosovën me gjithë zemër dhe do të jem gjithmonë kur të ftohem. Luaj për tifozët që po na mbështesin dhe për atë që na kanë dhënë gjatë gjithë kohës”.

“Jam shumë mirënjohës për këto gjashtë vite, kështu që asnjë marrëdhënie me trajnerët apo ndonjë në federatë nuk do të më bëjë të mendoj ndryshe. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhë, unë do të jem gjithmonë aty për Kosovën sa herë të kërkohet ndihma ime”, tha Aro Muric.

Ndërsa për fund, ai foli për objekitvat e tij që ka për të ardhmen, teksa edhe tha se kualifikimi i Kosovës për një event të madh është vetëm çështje kohe.

“Ne kurrë nuk dorëzohemi, jo sot, por deri në ditën e fundit do të luftojmë. Do të vijë dita që do të kualifikohemi dhe kjo është vetëm çështje kohe. Nëse nuk do ta besonim një gjë të tillë nuk do të luanim, por besojmë dhe do të luftojmë”, vazhdoi tutje Aro.

“Objektivi im është të arrij nivelim tim më të mirë për ta ndihmuar klubin që të fitojë çdo ndeshje që mundemi dhe të ndikoj çdo minutë që luaj njësoj si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren”, përfundoi Aro Muric.

NGJARJE TË TJERA

spot_img